Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Athina paralajmëron Ankaranë rreth rishikimit të Traktatit të Lozanës

Nga 27.al 0

Nga Abedin Rakipi

Ministri grek i mbrojtjes ka paralajmëruar Ankaranë kundër rishikimit të Traktatit të Lozanës, e cila krijoi kufijtë mes dy vendeve në vitin 1923: “Greqia nuk dëshiron luftë, por nuk është gati të heqë dorë të drejtat e saj sovrane.”

Të mërkurën, Ministria greke e Mbrojtjes lëshoi një deklaratë që zoti Kamenos do të kishte mirëpritur ambasadorin e ri turk në Athinë, Halit Çevik. Megjithatë, nuk ka detaje të ndonjë “vizite mireseardhjeje” të ambasadorit te ri.

Në një takim me Halit Çevik, ambasadori i ri turk në Greqi, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka paralajmëruar Ankaranë kundër përpjekjeve për të rishikuar kufijtë ekzistues të dy vendeve të përcaktuara në Traktatin e Lozanës të vitit 1923, ka cituar një burim i afërt me ministrinë: “Ne nuk duam luftë, Greqia është një vend i qetë, ne nuk kërkojmë konfrontim me askënd, por ne kurrë nuk do të braktisim të drejtat tona sovrane.”

Zyrtarisht, Ministria greke e Mbrojtjes as nuk konfirmon dhe as nuk e mohon këtë informacion. Traktati i Lozanës, nënshkruar në korrik të vitit 1923 mes Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Japonisë, Greqisë, Rumanisë, Jugosllavisë, nga njëra anë dhe Turqisë në anën tjetër ka krijuar kufinjtë e rinj të Turqisë duke shënuar kështu fundin e Perandorisë Osmane.

Në deklaratën e tij të fundit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur dëshirën për të rinegociuar marrëveshjen. Greqia, ndërkohë, vuri në dukje se kjo ishte hera e parë në historinë moderne që Turqia haptas vë në pikëpyetje Traktatin e Lozanës dhe kufijtë e vendosura midis dy vendeve.

/abedinrakipi.blogspot.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>