Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Atdheut …Dersa t’mundem me ligjrue E sa gjall me frymë un jam, Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue, Edhe n’vorr me t’përmendë kam.

Nga 27-shi 0

Atdheut

N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshëm kndon,
N’ty mendoj kur soset dita,
Terri botën kur e mblon.

Veç se ty të shoh un n’andërr,
Veç se ty, çuet, t’kam n’mendim;
Nder t’vështira ti m’je qandërr,
Për ty i lehtë m’vjen çdo ndëshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Unë kam pa, larg tue ba shtek,
E përgjova tjera valle,
N’tjera lule syu m’u rrek;

Por nji fushe ma e blerët nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s’rri,
Ma i kulluet nji lum s’dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon Prielli,
Janë ma t’kandshme stinë e mot;
N’ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambël t’Madhit Zot.

Pa ty lules s’m’i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m’bjen:
Mue pa ty nuk m’del prendvera,
Pa ty dielli nuk m’shkëlxen.

Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’përmendë kam.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej