Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

ASHE mbyll fushatën në Dibër/ Rama: Të vazhdojmë me Rilindjen

Nga Rexhina Biba 0

Në mitingun përmbyllës të ASHE-së në prag të zgjedhjeve në Dibër, kryeministri Edi Rama deklaroi se dibranët, të dielën, duhet të vazhdojnë rrugën e Rilindjes.

Nuk e prisja që ky shesh të ishte kaq i mbushur dhe entuziast, por jam i bindur se PD-ja do thotë që sheshi ishte bosh dhe Dibra e braktisi Edi Ramën. Keni për të bërë zgjedhje mes një kandidati që ka ardhur për partinë e tij dhe Muharemit që është këtu për komunitetin e tij. Muharemi është për të shëruar bashkë me ju plagët e trashëguara të Dibrës. Shkurt, një kandidat nga halli, që është Sherefedini dhe një kandidat për të zgjidhur hallet tuaja. Ditën e dielë të vazhdojmë së bashku rrugën e Rilindjes për Dibrën”, tha Rama.

Ndërsa vetë kandidati, Muharem Rama, u shpreh se ka bërë zgjedhjen e duhur kur pranoi të hidhte kandidaturën: “Kam bërë zgjedhjen e duhur, e kam kuptuar nga mikpritja juaj. I njoh shumë mirë hallet dhe dua t’i jap zgjidhje. Kemi gati atë që duhet të bëjmë. Jam i bindur se do e bëjmë qytetin të zhvilluar ekonomikisht”.

Damian Gjiknuri, Kordinatori i PS-së për Qarkun Dibër, gjithashtu dhe ministër i Energjisë hapi  mitingun përmbyllës duke thënë se sot vuloset fitorja.

Damian Gjiknuri: “Erdhëm me kandidatin e qytetarëve, fjalë pak, por punë shumë. Pala tjetër i do zgjedhjet në Dibër për shpresat e tyre elektorale. Do ndërtojë një administratë funksionale lokale dhe jo si Shereferdin Shehu që thotë sllogane. Jo, dibranët nuk gënjehen nga këto mashtrime.

Shumë nga ju thatë që i keni borxh Muharrem Ramës. Nëse ndjeni se i keni borxh. Kthejani këtë borxh me një fletë votimi. Dibranët do i thonë Bashës shko në shtëpi se ne kemi doktorin tonë.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej