Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Asdreni si koleksionist/ Dy skica të Primo Doçit e imzot Luigj Bumçi

Nga Media 0

Portreti i dy personaliteteve të kohës është realizuar nga Alek R.Pavlovitz dhe koleksionuar nga Aleksandër Stavre Drenova

Përveçse poet i shquar, publicist e atdhetar gjithashtu shumë i shquar, Asdreni ka qënë edhe koleksionist. Në Arkivën e Shtetit është gjetur një dosje me disa dokumente  interesante të koleksionuara nga Aleksandër Stavre Drenova. Është fjala për dy skica të vitit 1916, të punuara nga Alek R.Pavlovitz. Janë dy portrete të vizatuar të dy personaliteteve të rëndësishme të kohës,  Primo Doçit dhe imzot Luigj Bumçit.

Primo Doci, ishte pseudonimi i Prend Doçit, një nga themeluesit e Shoqërisë Bashkimi më 1899. Bashkëhartues i alfabetit me bazë latine i gjuhës shqipe,  poet, mendimtar, aktivist shqiptar nga koha e Perandorisë Osmane.

Imzot Luigj Bumçi ishte klerik, ipeshkëv, diplomat e pjesëtar i Këshillit të Naltë dalë nga Kongresi i Lushnjës.

DSC08788

DSC08785

DSC08784

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej