Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Asambleja e OKB-së, takohen ministrat e rajonit

Nga Skenderi 0

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u zhvillua takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës Adriatikut.

Në fokus të diskutimeve ishin situata aktuale politike dhe ajo e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A-5 në funksion të integrimit Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimior.

Në fjalën e mbajtur, ministri shqiptar Ditmir Bushati e vuri theksin tek domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në shërbim të përballimit të sfidave të sigurisë, jo vetëm për rajonin tonë, por edhe më gjerë.

Gjithashtu, Bushati evidentoi rolin e Kosovës në stabilitetin e paqen në rajon dhe theksoi nevojën e anëtarësimit të saj në Kartë, si hap i nevojshëm për integrimin e plotë Euro-Atlantik të rajonit tonë, konsolidimit të paqes dhe stabilitetit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej