Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

As tek 79 %, as tek servil partie

Nga Media 0

Nga Fatjon Gjinaj

Më duhet t’a them fillimisht se gjithmonë i kam “urryer” shifrat dhe përqindjet. Ndoshta për këtë arsye edhe orientimi drejt formimit tim profesional nuk ka qenë detyrimisht i lidhur me to.
Por nga ana tjetër janë ca shifra dhe përqindje të cilat ndonjëherë të shkundin, sepse janë kokë-forta dhe të panegociueshme. Ato thjeshtë janë si përfundim i pa diskutueshëm i përllogaritjeve të tilla shkak dhe pasojë të të cilave ne i kemi të njohura praktikisht. I kemi në televizione, revista, media online, rrjete sociale, në autobuz i kemi, i kemi në rrethin shoqëror, në vendet ku punojmë, i kemi në lagje, në fis, i kemi edhe në familje dhe shpesh, shumkush nga ne mund të jetë edhe vetë një numër, thjeshtë një tek numër më shumë pjesë e o sa shumë numrave që përbëjnë një shifër të madhe dhe një përqindje që përnjëmend të fut të dridhurat.

Nuk kam ndërmend që në këtë opinion, t’ju çaj dërrasat me arsyet e mosarsyeve pa patur unë konkretisht një arsye që ju nuk e njihni, sepse nuk dyshoj asnjë çikë se çdonjëri nga ne nuk i di të paktën 5 të tilla!
Më të arsyeshme dhe produktive shoh të jap mendime dhe alternativa se si mund t’i rrallojmë arsyet.
Mendoni për një çast sikur nuk jeni pjesë e 79%-it dhe as e përqindëshit që janë pjesë aderimit në parti e për rrjedhojë shpesh duke përfunduar si përqindje e servilizmit ndaj partisë ku aderon, dhe po për një çast vëre veten në qendër të të gjitha përqindjeve duke krijuar me inovatorizëm idenë dhe nismën tënde për ta transformuar veten nga skllav i përqindjeve të imponuara në elitë e ideve të tua. Pastaj përdore këtë për të themeluar përqindjen e familjes së idesë tënde.

Por që kjo të jetë e suksesshme duhet me patjetër që suksesin e saj të mos e ndërtosh duke ndjekur rrugë që cekin apo përshtaten me shkak-pasojën e përqindjeve por duke menduar dhe krijuar institucionin e besimit dhe aftësisë tënde….

A je i gatshëm ti që të heqësh dorë nga skllavëria e imponuar ndaj shkak-pasojës së përqindjeve?
Troç, a jeton dot pa qenë aderues partie dhe arratie sidomos?
Më thuaj po që të të jap recetën…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej