Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Arvanitasit të veshur si shqiptarë të Veriut

Nga Arben Llalla 0

Në pikëpamjen shkencore këto foto janë shumë interesante. Në radhë të parë rrëfejnë që Greqia e sotme e shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX ka qenë e populluar pothuaj njësoj në numër nga grekët, ashtu si nga shqiptarët, kurse gjuha shqipe ishte po aq popullore sa dhe gjuha greke.

Në pikëpamjen antropologjike tek veshjet e arvanitasve mund të dallohet ura përbashkuese mes gegërisë dhe toskërisë.

Fustanella ka qenë karakteristike si për Veriun e Shqipërisë (gegët), ashtu edhe për Jugun (toskët).

Këto fotografi marrin një rëndësi të dorës së parë për t’u studiuar, veçanërisht sot, kur po flitet hapur edhe në Bashkimin Europian për çështjet e pazgjidhura shqiptaro-greke.

1

Arvanitasit me fustanellë në Akropoli-Athinë, foto James Robertson, 1857

2
Familje arvanitase në Beoti, veshja e grave duket njëlloj si gratë shqiptare të veriut. Foto nga Sarah Amelia Scull, 1889

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej