Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

Artistët ngrenë kuvendin te Teatri: Do jemi çdo ditë këtu me qytetarët duke bërë aktivitete kulturore

Nga Klodiana 0

Aktorët ngritën dje kuvendin te teatri. Në një ditë me shi, artistët dhe qytetarët të shumtë kanë protestuar në miniskenën e krijuar duke bërë thirrje për mos shembjen e godinës së teatrit kombëtar.

Aktorët e teatrit Kombëtar, përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe qytetarët të shumtë u mblodhën dje në një protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Artistët ngritën një minsikenë, e cila do të luajë rolin e kuvendit ku gjithësecili mund të japë mendimin e tij në lidhje me teatrin.

“Këtë miniskenë të vogël do ta kthejmë në një kuvend të munguar të shqiptarëve, që do të thotë se çdo ditë do të ngrihemi të flasim në orë të caktuara, do bëjmë aktivitete të ndryshme kulturore për publikun”, tha Robert Budina.

“Ky teatër nuk u përket  vetëm artistëve, zakonisht ne jemi skena populli është poshtë. Por sot dita është që qytetarët të jenë në skenë dhe ne të jemi poshtë dhe të dëgjojmë se çfarë do populli”, tha Alert Celoaliaj.

“Sot duhet të abandonohen nga ne këta zotërinj, sepse janë këta që shtyjnë Edi Ramën me shokë për të rrënuar këtë teatër”, tha Arben Derhemi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej