Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Arta Marku: Vlora qyteti me kriminalitetin më të lartë

Nga Media 0

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjitshme, Arta Marku duke bërë një analize vjetore të kriminalitetit në Vlorë, u shpreh se qyteti bregdetar ka nivelin më të lartë të kriminalitetit në qark dhe një pjesë e madhe e ngjarjeve janë të pazbardhura.

“Niveli i kriminalitetit është më i lartë në Vlorës se në Fier, Berat dhe Lushnje. Ngjarjet kanë qenë nga më të dhunshmet në qytetin e Vlorës dhe një pjesë e madhe e tyre janë ende të pazbuluara. Me keqardhje pranoj se kam vënë re një apati në veprimet qoftë të Prokurorisë, qoftë të Policisë së Shtetit kur bëhet fjalë për këto ngjarje. Nuk jam këtu për të gjykuar punën e instituticioneve të tjera por natyrisht mund të kërkoj të bashkëpunoj me policinë e Shtetit dhe organe të tjera ligjzbatuese që në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe deri në zbardhjen e saj. Asnjë instituticion nuk mund të punojë i vetëm dhe të ketë rezultat. Ju tani jeni të pavarur në punën tuaj dhe shpejt do vijë momenti që përgjegjësinë për çdo dështim do ta mbani vetë personalisht. Është çështje kohe që disa pseudo juristë ose pseudo analistë të kuptojnë pavarësinë tuaj dhe të dinë ku ti kërkojnë përgjegjësitë”, deklaroi Marku.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej