Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Arta Dade: Vetëm largimi i Edi Ramës e shpëton vendin nga kriza

Nga Klodiana 0

Për themeluesen e PS-së, Arta Dade kriza politike në vend zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Në emisionin “I Ftuari”, Dade thotë se nuk do ta miratonte dorëzimin e mandateve të opozitës, por në anën tjetër këmbëngul se për t’i dhënë një zgjidhje situatës politike në vend duhet të largohet Edi Rama, si kryeministër.

“Ambasadori italian tha sot se mazhoranca duhet të hedhë një hap për të zgjidhur problemin. Unë kam qenë me këtë variant, madje unë kam shkuar edhe më tej, duke thënë se Kryeministri duhet të largohet në mënyrë që ta zgjidhë dhe ta zhbllokojë këtë situatë. Të largohet si kryeministër jo se e kërkon opozita, por ka një intensitet shumë të lartë skandalesh. Vetëm njëra do të mjaftonte që një kryeministër në një vend demokratik të largohej dhe kostot e kësaj qeverie nuk ka pse i merr forca politike që mendohet se e ka mandatuar këtë qeveri”, deklaroi Dade.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej