Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Arrihet pakti për SPAK/ Do të votohet me konsensus

Nga Rexhina Biba 0

 

Në datën 6 tetor, mes 6 ligjeve për Reformën në Drejtësi, njëri do të jetë i votuar me konsensus. Ai është ligji për SPAK-un, që rregullon funksionimin e Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Arritja e akordit u la të kuptohet gjatë një replike në Parlament mes Edi Ramës dhe Oerd Bylykbashit.

“Tani, ajo që unë e garantoj Edi Ramën është se ai duhet të shqetësohet shumë për këtë ligj, që po përfundon ashtu siç ai nuk e deshi. Shumë shpejt, ligji do të vijë këtu i plotësuar, ashtu siç nuk e deshi, sepse për fat, OPDAT-i ia hoqi kthetrat nga ligji i ‘vetting’-ut”, u shpreh Bylykbashi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej