Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Arrestohet në Francë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Nga Ejona 0

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ndaluar nga policia franceze pas një urdhër-arresti që dyshohet të jetë lëshuar nga autoritetet greke

Insider raporton se ndalimi i ish-kryeminitrit  është bërë në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij, lajm të cilin e ka konfirmuar dhe vetë familja e Haradinajt për RTK.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AAK ka dënuar arrestimin e Kryetarit të saj duke e quajtur atë një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm si dhe i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të tërheqë fletë-arrestet ndërkombëtare kundër personaliteve kosovare.
“U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhër arresteve të paligjshme të Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Ne 2015-ën,  Haradinaj ishte arrestuar edhe në Slloveni, edhe atëherë pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet serbe, i bazuar në fletë arrestin e Interpolit.  Lideri i AAK-së asokohe po udhëtonte tranzit drejt Kosovës, nga Gjermania dhe u ndalua në aeroportin e Lubjanës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej