Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Arrestohet grabitësi i karburanteve, punonjës i Gardës së Republikës

Nga Skenderi 0

1476772443karburantiii

Policisë e Tiranës  ka arrestuar shtetasin  Geraldo Guci, 21 vjeç, pasi dyshohet të jetë autor i grabitjes së disa karburanteve.

Forcat blu  bëjnë me dije se personi i vënë në pranga,  rezulton të jetë edhe punonjës i Gardës së Republikës.

21-vjeçari i arrestuar dyshohet të jetë autor i grabitjes së 4 karburanteve nën kërcënimin e armës.

Njoftimi i policisë

Më 18.10.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Grabitësi”, ku u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

Geraldo Guci, 21 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës.

Shtetasi i lartë përmendur, pasi parkonte mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, bënte goditjet në karburant.

Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit sëbashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për tju shmangur pikave të kontrollit.

Ky shtetas rezulton të jetë autorë i dyshuar i disa vjedhjeve me armë, të disa karburanteve në Tiranë dhe konkretisht:

 

  1. Më datë 16.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik “iPhone”

 

  1. Më datë 12.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 15.000 lekë

 

  1. Më datë 09.10.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.

 

  1. Më datë 03.09.2016, në rrugën “Muslym Shyri”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 40.000 lekë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>