Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti

Nga Skenderi 0

Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti është arrestur mëngjesim e sotëm nga policia e Kosovës.
Aida Dërguti është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu ajo nuk i është përgjigjur edhe kërkesave  të Prokurorisë për të dëshmuar në lidhje me akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës, gjatë seancave plenare në Kuvendin e Kosovës. Arrestimi i saj  është bërë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 09.02.2017 në orët e mëngjesit ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri. Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. A. D., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim e policisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej