Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Arrestohet autori që vrau rojen e një pike karburanti në Sarandë

Nga Rexhina Biba 0

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vrasjen e një roje të një pike karburanti në orët e para të së dielës, në Qafë Gjashtë të Sarandës.

Policia sqaron se Arqile Koçi nga Qeparoja njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe ka dyshime që vrasja me çifte e punonjësit 44-vjeçar, Artan Hoxha të ketë ndodhur nën efektin e tyre.

27-vjeçari u arrestua në një hotel ku qëndronte së bashku me 33-vjeçarin Mihal Leka, i cili u arrestua për përkrahje të autorit të krimit.

Gjatë kontrollit ku qëndronte autori i dyshuar janë gjetur një pjesë të parave të vjedhura në pikën e karburantit si dhe një fishek çifteje në rrobat e autorit, ndërsa në banesën e Mihal Lekës policia ka gjetur armën e gjahut “Çiften”, motorin dhe skafandën, si dhe një pjesë të vogel me lëndë narkotike.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>