Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Arrestohen në flagrancë 4 persona, planifikuan atentat me motiv gjakmarrjen

Nga Ejona 0

atentat

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona pasi janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator për të kryer vrasjen e një shtetasi, për motive gjakmarrje.

Në pranga kanë rënë shtetasit Edmond Marku, 32 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për Vjedhje, Blindim Isa, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për “Vrasje me dashje”, Artur Shehu, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, si dhe Klodjan Koca, 34 vjeç, banues në Fush-Kuqe.

Arma e gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku së bashku me materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>