Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Arrestohen 5 shqiptarë në Francë, kapet drogë me vlerë 6.5 mln euro

Nga Klodiana 0

5 burra me origjinë shqiptare, nga mosha 30-40 vjeç, janë arrestuar nga policia franceze në Annecy. Shqiptarët janë arrestuar më 3 shtator, por lajmi është bërë publik ditën e sotme.

Mediet franceze raportojnë se 5 shqiptarët ishin pjesë e një grupi trafiku droge. Ende nuk janë bërë të ditur gjeneralitetet e tyre, përveç moshës së tyre.

Jean-Philippe Charvet, shef i seksionit të anti-trafikut në Annecy, ja thënë se ky grup ka sekuestruar një sasi shumë të madhe droge në Francë.

Droga është sekuestruar në dy godina të cilat grupi i përdorte si baza, në Gaillard dhe Annemass. Në total janë sekuestruar, 4 mijë euro, 3 makina dhe 230 kilogramë përzierës droge.

230 kilogramë të përziera me heroinë, do të shiteshin në doza të ndara, me një vlerë 6.5 milionë euro, ka thënë Charvet.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej