Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Arqipeshkvi i Shkodrës Tahirit: Njerëzit mbajnë armë se nuk i mbron shteti, janë të frikësuar

Nga Skenderi 0

Njerëzit janë të frikësuar ndaj mbajnë armë. Nuk janë të siguruar nga shteti.

Kështu i tha Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra, ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri gjatë takimit që u zhvillua në  Shkodër për dorëzimin e armëve.

Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të dorëzojnë armët Arqipeshkvi i Shkodrës tha nga ana tjetër se dhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët në mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mbajnë armë.

Ndërkaq, ministri Tahiri tha se armët janë një e keqe e madhe që nuk kërcënon të sotmen por dhe të ardhmen.

“Duhet te çarmatosim mendjen, arsyen me shume se te çarmatoset komuniteti nga dhuna nga represioni dhe qe na detyron te jemi perballe njeri-tjetrit dhe disa perdorin armet. Burrë është ai që fal dhe kush justifikohet me traditën se shqiptari nuk e leshin armën bën gabim dhe është kërcënim për të ardhmen”, tha Tahiri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej