Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ardhja e kombëtares izraelite/ Bllokohet për një orë superstrada Tiranë-Rinas dhe disa akse të tjera

Nga Rexhina Biba 0

Policia njofton se disa rrugë në Tiranë do të bllokohen gjatë pasdites së sotme përreth një orë, teksa në Shqipëri vjen skuadra kombëtare e futbollit e Izraelit.

Rrugët do të bllokohen përreth një orë, duke nisur nga ora 17:30 minuta deri në 18:30 minuta.

Masat merren për të garantuar sigurinë e skuadrës izraelite, që zbret këtë të enjte në Tiranë për ndeshjen me Shqipërinë, që luhet të shtunën në Elbasan Arena.

Akset që do të bllokohen janë:

Duke filluar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rruga Internacionale kryesore Rinas – “Qafë Kashari”, Autostrada Durrës-Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga 29 Nëntori, Sheshi “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha”, Sheshi “Karl Topia”, rruga e “Durrësit”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Çameria”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në Rrugën “28 Nëntori” dhe Rrugën “Amdi Toptani”.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugëve.

screenshot_1-53

screenshot_2-18-655x356

screenshot_3-12

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>