Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Arben Llallës i ngrihen nervat: Mediave shqiptare t’u vijë turp!

Nga 27.al 0

Mediave shqiptare t’ju vijë turp që kanë cunguar shkrimin e Teodor Pangallos dhe kanë hequr një fjali, ku ai shpreh urrejtjen ndaj Shqipërisë.

Kanë hequr fjalinë, ku Pangallos shkruan se himariotët janë grekë dhe jo shqiptarë dhe shteti shqiptar ndër vite ka ushtruar dhunë të egër ndaj tyre duke u imponuar mësimin e gjuhës shqipe me detyrim.

E pra, e vërteta duhet thënë ashtu siç është nga mediat shqiptare dhe jo cunguar duke përkëdhelur Pangallosin.

Pangallosit t’i vijë marre që gënjen, shpif, sepse himariotët janë 24 karatë shqiptarë. Këtë nuk e them unë, por vetë himariotët ndër vite ku qajnë e këndojnë në shqip.

Ja dhe pjesa e censuruar nga media shqiptare:

1

Himariotët nuk janë shqiptarë. Nuk folën kurrë shqip. Në gradën që atyre ju imponua nga marrëdhëniet e tyre tregtare ose nga dhuna e egër shtetërore, folën shqip.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>