Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Arabët diskriminojnë hebrenjtë, Merkel: Refugjatët po sjellin një lloj tjetër antisemitizmi në vend

Nga Media 0

Angela Merkel pohoi se në Gjermani po hedh rrënjë një lloj i ri antisemitizmi dhe u zotua të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të garantuar sigurinë e hebrenjve në vend.

“Tani ne kemi refugjatë, për shembull, apo njerëz me origjinë arabe, të cilët sjellin një lloj tjetër antisemitizmi në vend. Megjithatë, për fat të keq, ky fenomen ka ekzistuar edhe përpara kësaj”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane sqaroi se qeveria e saj ka caktuar një komisioner të ri, i cili do të angzhohet me luftën kundër antisemitizmit e do të mbështesë jetën e hebrenjve në Gjermani.

“Fakti që asnjë kopsht, shkollë apo sinagogë nuk lihet dot pa mbrojtjen e policisë na shqetëson shumë”, u shpreh ajo.

Të dhënat paraprake statistikore të policisë flasin për të paktën 1.420 krime antisemite të kryera në Gjermani vitin e kaluar, 32 prej të cilave ishin të një natyre të dhunshme.

Shifrat në përgjithësi tregojnë se ka një rritje të incidenteve të kësaj natyre, e sipas disa raporteve, në vitin 2017 ato u shtuan me 55%.

Komentet e saj pasuan lajmet për goditjen e dy meshkujve, që mbanin kësula tipike hebreje, të cilat mbushën titujt e gazetave gjermane javën e kaluar. Njëri prej viktimave, një 21-vjeçar u qëllua me rrip dhe videoja e incidentit u postua në Facebook, ku dëgjohej agresori duke thirrur “Yahudi”, fjala arabe për “hebre”.

Merkel denoncon antisemitizmin e ri nga refugjatët arabë

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej