Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Aqif Rakipi pas aksidentit: Jam i hidhëruar për jetën e humbur, tentova të manovroj

Nga Klodiana 0

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka sqaruar për “Tirana Post” se nuk ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi por, 54-vjeçari i ka prerë rrugën në fraksion të sekondës dhe pavarësisht përpjekjeve për të manovruar nuk ka mundur të shmangë përplasjen fatale.

Rakipi tha se e vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur, ndërsa nuk shqetësohet për akuzat politike që i bëjnë.

“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi.

Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja.

As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre. E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”, ka thënë deputeti i PDIU Aqif Rakipi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej