Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Aplikacion për autobusët në Tiranë

Nga Media 0

Tirana Public Transport është aplikacioni më i ri që u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kryeqytetit që përdorin transportin publik.

Me moton që programuesit duhet të bëjnë diçka të mirë edhe për komunitetin, Akili u ka ardhur në ndihmë qytetarëve të Tiranës me aplikacionin më të ri, Tirana Public Transport që tregon lëvizjen në kohë reale të autobusëve.

“Aplikacioni funksion duke marr të dhënat e të gjitha linjave të autobusit me anë të pajisjeve GPS, të instaluara në shumicën, 99% të autobusëve në Tiranë. Pikat blu në hartë janë vendndodhja e autobusëve në kohë reale, e cila përditësohet çdo 10 sek”, u shpreh Akil Rajdho, programues i TPT.

Top Channel: Si do arrijnë të gjejnë linjën e autobusit që ata përdorin më shumë?

“Çdo ngjyrë është një linjë më vete. Linja me ngjyrën mavi është e unazës; linja me ngjyrën blu është e Kombinat –Kinostudio; ngjyra jeshile duhet të jetë linja e Tiranës së re. Nqs një person ka vetëm një linjë që e përdor mund të shkojë te linjat dhe të zgjedh ato që ai përdor. Psh nqs ne i heqim porcelanin, martenitetin sic e shikoni mbeten vetëm dy linjat që duam në hartë”, sqaron Akil Rajdho.

Por jo vetëm kaq, aplikacioni që shkarkohet fare lehtë në App store, pa kosto apo humbje kohe, të çon në destinacionin që dëshiron, mjafton të shënosh rrugën ku je dhe atje ku do të shkosh.

“Pjesa kryesore e funksionalitetit të aplikacionit është që ti të arrish të gjesh vendin ku do të shkosh duke përdorur një linjë autobusi. Dhe duke klikuar butonin drejtimet sistemi të thotë që ke për të bërë 932 metra, ke për të bërë 4 stacione. Stacioni i nisjes është Qëndër, stacioni i fundit mbërritjes Medreseja. Dhe shkohet me linjën e kombinatit”, thotë Rajdho.

Synimi i Akilit është që ky shërbim të mundësohet edhe për transportin ndërqytetas, jo vetëm për atë brenda Tiranës. Por fillimisht, duhet të përmbushen disa hallka që mungojnë në aplikacion për 300 përdoruesit që janë deri më tani.

“Problemi që kemi hasur është mungesa e informacioneve, s’kemi ngjyrat zyrtare të autobusëve apo oraret e tyre”, shprehet ai./T.Ch

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej