Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Apeli për ndihmë, aktivistja Çaushaj: Vëllai me probleme të shëndetit mendor do trajtim

Nga Media 0

Ministria e Shëndetësisë risolli në vëmendje pak ditë më parë strategjinë për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor në komunitet dhe jo spital. Por kjo strategji sjell shumë vështirësi për familjarët e këtyre personave, të cilët e kanë thuajse të pamundur ti mbajnë ata nën kontroll. Rezearta Çaushaj ndan me Ora News historinë e vëllait të saj.

“Ne kemi nevojë për ndihmë, nuk kemi nevojë të na përcjellin”.

Ky është apeli i Rezearta Çaushajt, vëllai i së cilës vuan prej 28 vitesh nga probleme të shëndetit mendor.

Pas një aksidenti në moshë të re, vëllai aktualisht 44 vjeç, u diagnostikua me skizofreni.

Për një kohë të gjatë ai është i detyruar të marr trajtim në shtëpi pasi Spitali Psikiatrik në Vlorë ia ka mbyllur derën dhe nuk i ka ofruar mjekim në kohën e duhur.

Rezearta Çaushaj: Mund të kemi shkuar atje pothuajse muaj për muaj, çdo dy muaj me kërkesën: Na ndihmoni për një periudhë të caktuar që të shtrohet vëllai. Edhe kur ata e kanë pranuar vitin e kaluar, na thanë që do ta mbanin  rreth një muaj. Pas një jave na e dërguan në shtëpi.

Mjekët aty thonë se nuk kanë kapacitetet e duhura por mungesa e trajtimit nga specialistët ka përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Rezearta Çaushaj: Përveç përkeqësimit të sëmundjes së tij, kjo ka sjellë edhe probleme me zemrën, aneminë, mushkërinë. Të gjitha këto i kemi të dokumentuara dhe nuk kemi se çfarë ti bëjmë.

Trajtimi në komunitet i personave me probleme të shëndetit mendor është strategjia që synon të ndjekë Ministria e Shëndetësisë pa marrë parasysh sfidat me të cilët duhet të hasen familjarët, të cilët e kanë thuajse të pamundur ta menaxhojnë situatën.

Shembulli vjen nga Rezearta. Ajo kërkon shtrimin e vëllait të saj të paktën për disa muaj në Spitalin e qytetit të Vlorës, aty ku ai banon.

Rezearta Çaushaj: Unë dua që vëllai im minimalisht të shtrohet 2-3 muaj, të ndiqet pa ndërprerje në spital sepse familja ime ka nevojë për ndihmë. Nuk po e menaxhojmë dot më situatën.

Po ndërkohë që në Shqipëri personat me probleme të shëndetit mendor lihen në mëshirë të fatit, shtete të tjera i kanë kushtuar institucione të posaçme kësaj problematike.

Njëra prej tyre është Britania e Madhe, e cila ka një Ministri për ata që vuajnë nga të tilla probleme.

http://www.oranews.tv/article/apeli-ndihme-aktivistja-caushaj-vellai-me-probleme-te-shendetit-mendor-do-trajtim

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej