Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Apeli i Krimeve të Rënda jep vendimin për imamët e vetëshpallur

Nga Rexhina Biba 0

14805177271479305137imamet

Apeli i Krimeve të Rënda ka dhënë vendimet për nëntë imamët e vetëshpallur të akuzuar për terrorizëm, të cilët ankimuam vendimin e Shkallës së Parë që i dënoi me 129 vite burg në total.

Krimet e Rënda kanë lënë në fuqi dënimet me nga 17 vite burg për Gerti Pashjan dhe Genci Balla, ndërkohë që edhe vendimi i Shkallës së Parë 13 vite burg për Edmond Ballan është lënë gjithashtu në fuqi.

Ulje të dënimit kanë përfituar Fadil Myslimani, që është dënuar me 10 vite burg, nga 12 që kishte dhënë Shkalla e Parë dhe Astrit Tola, që është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg nga 7 të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda.

Ulje dënimi kanë përfituar edhe të dënuarit e tjerë, Orion Reçi, Verdi Morava dhe Zeqir Ymeri.

Gjatë pretencës në gjyqin e parë, Prokuroria kishte kërkuar 152 vite burg në total për të gjithë të akuzuarit, që sipas organit të akuzës indoktrinonin besimtarët në dy xhami në kryeqytet për t’i dërguar për luftime në Siri përkrah ISIS-it, e konsideruar si organizatë terroriste.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>