Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Anëtari i FRPD uron FRESSH: Edhe pionierët me shall te kuq do u kishin zili

Nga Klodiana 0

Nga Xherald Bizaku

Sot dua të uroj disa miq dhe mikesha që janë pjesë e FRESH-it që në gjimnaz.

Sot dua të uroj ato të rinj dhe reja të talentuar që janë pjesë e këtij forumi me qëllimin për të bërë më të mirën dhe për të kontribuar sado pak për vendin tonë.

Sot, padyshim nuk dua të uroj ato të rinj që janë kthyer në marioneta dhe vegla të pushtetit. Ato të rinj që duartrokasin dhe përligjin qeverinë aktuale dhe atë që ishte dje.

Nuk dua të uroj ato të rinj që e shohin realitetin nga xhamat e selisë mavi apo nga zyrat e administratës ku punojnë.

Sot nuk dua të uroj ato të rinj që kanë zgjedhur heshtjen në këmbim të një vendi pune.

Sot, më shume se kurrë ngjani me personazhet në dokumentarët që bëheshin në zonën e Bllokut , me regji dhe skenar nga Shoku Taras.

Sot edhe pionerët me shall të kuq do jua kishin zilinë.

Sot në këtë përvjetor tuajin jeni katandisur si mos më keq. Pa llogjik, pa fuqi për të menduar dhe reflektuar por vetëm me një forcë dëshpëruese nëpër duar për të duartrokitur.

Për të duartrokitur ato që e çuan Shqipërinë në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj. Për të duartrokitur ato që i mbytën të ardhmen të rinjve në vendin e tyre.

Për të duartrokitur ato që përdhunuan çdo mjet dhe institucion kushtetues.

Fati e “Liderve”, që duartrokitën në kor me skenar, është i dhimbshëm.

Ju jeni ende në kohë për të bërë diçka ndryshe për vendin tuaj, pse jo edhe për forumin dhe partinë tuaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej