Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

Amerikanët, në radhë për librin mbi Trump

Nga Klodiana 0

Në SHBA del në treg libri i bujshëm “Zjarr dhe furi” për vitin e parë të presidencës së Donald Trumpit.

Në një intervistë, autori i librit tha se thirrjet e presidentit për të ndalur botimin e librit, po e ndihmojnë të shesë më shumë kopje të tij.

Në librin me 336 faqe, autori Michael Wolff e përshkruan presidentin Donald Trump si një burrë-fëmijë të padisiplinuar, që nuk donte t’i fitonte zgjedhjet.

Ndërsa Presidenti Donald Trump tha në Twitter se libri është plot me “gënjeshtra, keqinformime dhe burime joekzistente”.

Bëhet me dije se një nga avokatët e presidentit u përpoq të bllokonte botimin e librit, duke e konsideruar shpifës dhe denigrues. Ekipi ligjor i Trump i dërgoi gjithashtu një letër Bannon, ku kërkonte që ai të mos bëjë më komente shpifëse për Trump dhe familjen e tij.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej