Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ambrosia ia mori dorën, e lë Ramën pa tekst për dështimet dhe skandalet

Nga 27.al 0

Në një konferencë të fundvitit me gazetarët kryeminisri Rama u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një bilanci të bërë për 2018-n, vit i cili sipas Ramës ka rezultuar i suksesshëm me rritje ekonomike të konsiderueshme.

Pyetjes së gazetares së Fax News, Ambrozia Meta se a do të përfundojë aksi Tiranë-Elbasan brenda 2018-s ashtu siç e pat’ premtuar me të madhe kryeministri gjatë këtij viti, Rama u përgjigj: “Kjo është pyetje retorike”, duke nënkuptuar se premtimi i tij tashmë ka rënë.

Ndërsa pyetje se si do të “bashkëjetojë” me Erjon Braçen në pozicionin e zëvendëskryeministrit, kur ky i fundit kundërshtoi një pjesë të rëndësishme të projektbuxhetit 2019, sidomos paketën fiskale Rama e komentoi: “Si një bashkëpunim mes debateve që do të sjellin një qeverisje të mirë”.

Kryeministri nuk dha një përgjigje të saktë mbi pyetjen se si mund të sheshohen kundërshti kaq të thella mbi mënyrën e qeverisjes mes 2 kokave të qeverisë së re.
Rama e mbylli përgjigjen e tij duke “mbrojtur” Braçen pas sulmeve të fundit në rrjet ndaj tij:

“Erjon Braçes i merrni të keqen kush e ironizon, se për këtë ai rron 2000 vjeç, se 1000 vjet rroj unë”.

Po kështu, pyetjes së gazetares se 2018-a është cilësuar si viti i protestave dhe pas një vale zemërimi qytetare që konkludoi me ndryshime rrënjësore në qeveri, a ndjehet kryeministri Rama i dështuar ai e komentoi situatën si një zhvillim pozitiv në jetën shoqërore dhe politike në Shqipëri.

“Ju keni pamundësinë të ambientoheni me idenë që protestat janë pjesë e natyrshme dhe e mirëpritur në një shoqëri demokratike, ju jeni në një vend ku protestat janë ekskluzivitet politik.”, tha ai.

Gjithashtu Rama ka këmbëngulur të theksojë se ish-ministri i energjisë dhe infrastrukturës Gjiknuri nuk është shkarkuar, por thjesht është zëvendësuar, për shkak të nevojave të bëra publike.

/faxnews.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej