Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ambasadorja Vlahutin: BE, kusht për Shqipërinë reformat, jo refugjatët, nuk do ketë kamp

Nga Klodiana 0

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin nga Malësia e Madhe ka përsëritur qëndrimin se në Shqipëri nuk do të ndërtohet asnjë kamp refugjatësh. Sipas saj, kushti i vendosur nga BE për Shqipërinë janë reformat dhe jo refugjatët për të hapur negociatat.

“Asnjë kamp refugjatësh nuk do ngrihet në Shqipëri. BE nuk synon të vendos kusht për negociatat me Shqipërinë një gjë të tillë. Kushti i vetëm janë reformat”, tha Vlahutin.

Prononcimi i ambasadores së BE në Malësinë e Madhe

A do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri?
Unë jam përgjigjur mbi pesë herë për këtë pyetje dhe është e qartë, nuk ka asnjë kusht apo përpjekje të tillë për të shkëmbyer hapjen e negociatave me një gjë të tillë. Jo nuk ka asnjë plan dhe asnjë përpjekje të tillë, nëse ka kushte për Shqipërinë, ka kushte për mirëqeverisjen. Cdo gjë që ka të bëjë me zbatimin e të drejtës, për lirinë, por asgjë që ka lidhje me migracionin.

Si po mundohet të bindë Shqipëria vendet skeptike?
Unë kam punuar me Shqipërinë dhe jo lobuar për Shqipërinë, Komisioni Europian ka dalë me rekomandim të qartë se Shqipëria është në një faze ku mund të hapen negociatat pa kushte, por vendimi i takon vendeve anëtare. Vendimmarrja në Bashkimin Europian është unanime dhe duhet të merret nga 28 vendet anëtare.  Procesi është i rëndësishëm por më e rëndësishme pikësëpari janë reformat dhe ne kemi shpenzuar energji financa dhe shpresë që këto ta bëjnë jetën më të mirë për shqiptarët.

A jeni e kënaqur me reformat?
Ajo për të cilën jam e lumtur, është se reforma gjyqësore është reforma më gjithëpërfshirëse që është ndërmarrë në një vend në tranzicion

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej