Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Ambasadori i OSBE: Votimi elektronik i pamundur, harrojeni

Nga Skenderi 0

OSBE është kundër votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet  e 18 qeshorit. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt i pranishëm në konferencën “Ne, populli; pjesëmarrja qytetare dhe demokracia e drejtpërdrejtë” deklaroi që…“votimi elektronik është i brishtë”.

Më tej ai tha që”… Holanda po i kthehet numërimit të votave me dorë për të ruajtur besimin te zgjedhjet”.

Teksa foli për reformën zgjedhore Borchardt u shpreh që“… kohët e fundit, është drejtuar gishti nga OSBE-ja për dështimin e procesit të reformës zgjedhore, por a i keni pyetur udhëheqësit tuaj përse reforma nuk ka ecur më përpara? Vërtet besoni se e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është futja e votimit dhe numërimit elektronik teknikisht të brishtë? “

“Ekziston një opinion i përgjithshëm se OSBE-ja dhe ndërkombëtarët janë këtu për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo. Ne jemi këtu për të ndihmuar, për të këshilluar, për t’iu dhënë praktikat ndërkombëtare më të mira, por ne nuk mund të ndikojmë në mënyrë thelbësore dhe as të legjitimojmë sjellje apo rezultate, tha ndër të tjera Bernd Borchardt.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej