Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Ambasadori Lu në kërkim të traditës shqiptare, “mëson” të punojë tezgjah

Nga Media 0

Ambasadori Donald Lu, veçse habiti në fillim me zotërimin e gjuhës shqipe, herë pas here befason me interesin që ka për traditat shqiptare.

Jo të rralla janë rastet kur ai lë zyrën dhe bën vizita në qytete të ndryshme të vendit tonë, duke na kujtuar tradita që edhe ne vetë mund t’i kemi harruar.

Lu këtë herë ka vizituar një familje në një fshat të Lezhës, ku ka parë nga afër edhe se si bëhet endja në vegje.

“Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës. Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme”, ka shkruar Ambasada Amerikane në Facebook.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej