Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ambasadori italian, Alberto Cutillo: Qeveria të nis urgjentisht dialogun me opozitën. Reforma pa gjysmën e elektoratit nuk bëhen (film)

Nga 27.al 0

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo gjatë një interviste për Report TV thotë se qeveria nuk mund të hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sipas tij mazhoranca duhet të gjejë urgjentisht mënyrën të dialogojë me opozitën që ka dalë në rrugë.

Sipas diplomatit qeveria nuk mund të miratojë reformat e rëndësishme pa dialogur me pothuajse gjysmën e elektoratit që përfaqësohet nga opozita, por që ka braktisur Kuvendin.

“Unë u bëra thirrje të dyja palëve. Së pari opozitës, në lidhje me protestat që, nëse do të vazhdojnë, do të duhet të ruajnë formë paqësore dhe kjo më duket një vijë e kuqe shumë e qartë. Unë kam thënë se shumica ndoshta ka më shumë përgjegjësi, por do të thosha edhe më shumë interes që situata në vend të mbetet e qetë e veçanërisht që të rifillojë dialogu politik, i cili për fat të keq gjatë gjithë kësaj legjislature ka qenë i munguar. Pikërisht, sepse vendi duhet të përballet me disa afate dhe reforma shumë të rëndësishme, reforma që nuk mund të miratohen, nëse mungon plotësisht dialogu me pothuajse gjysmën e elektoratit dhe deputetët që e përfaqësojnë. Kështu që unë besoj se nëse qeveria dëshiron të vazhdojë me këtë përpjekje reformuese që ne e mbështesim, ka nevojë të dialogojë me opozitën”, tha zoti Cutillo në këtë intervistë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej