Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Ambasada austriake sqaron publikun për koncertin e Shkëlzen Dolit

Nga Rexhina Biba 0

Ambasada austriake ka bërë një sqarim në lidhje me lajmin që solli kryeministri për koncertin e Vienës në Tiranë.

Në  njoftimin e tij kryeministri Rama tha se me 2 janar vjen në Tiranë Koncerti i Vienës, por pa saktësuar nëse do të ishte Filarmonia apo Ansambli.

Amabasada austriake deklaron se në datën 2 janar do të performojnë në Tiranë 36 artistë, anëtarë të “Ansamblit Filarmonik të Vjenës”, anëtarë dhe ish-anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, si dhe nga muzikantë të tjerë austriakë.

Po kështu ambasada jep detaje edhe për sponsorët e këtij aktiviteti. Sipas saj Koncerti i organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AGE Art Production ka gjetur mbështetjen e disa kompanive austriake dhe shqiptare, si dhe të Ambasadës Austriake në Tiranë.

Ambasada austriake, gjithashtu thekson se një pjesë e të ardhurave të mbledhura nga shitja e biletave do të shkojë për bamirësi, konkretisht për Fshatin SOS në Shqipëri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>