Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Alpinistja serbe: O sa mirë me qenë shqiptar…

Nga 27.al 0

Nga Julian Hoxhaj

Asaj i pëlqen natyra, kultura dhe bujaria shqiptare. Vjen për herë të pestë në Shqipëri dhe e ka ndarë mendjen të vazhdojë ta vizitojë vendin e shqipeve sa herë të mundet.5

Dushica Stamenkoviç, është nga qyteti i Leskovacit në Serbi. Ajo është alpiniste dhe falë saj vetëm pak javë më parë në qytetin e saj, u  organizua një aktivitet ndërkombëtar, ku për herë të parë alpinistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Presheva, valëvitën flamurin kuqezi, pa pasur frikën se dikush do i ndalonte. Tashmë, Dushica kthen vizitën në qytetin e Elbasanit, duke marrë pjesë në aktivitetin ndërkombëtar të turizmit malor, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Sportit dhe Turizmit.3

Vij në Shqipëri për herë të pestë, ndërsa në Elbasan është hera e parë. Elbasani ka njerëz të mrekullueshëm, me mikëpritje të mirë. Kam njohur shumë njerëz, të cilët janë me zemër të madhe dhe njerëz shumë të mirë”, thotë Dushica duke mos i kursyer fjalët e mira për shqiptarët. Dy ditë më parë në darkën e organizuar nga AST Elbasani, ku ishin të pranishëm dhe deputetë të Kuvendit dhe drejtues të pushtetit vendor, Dushica Stamenkoviç hoqi vallen popullore, ndërsa nuk pati asnjë kompleks të pozonte me flamurin shqiptar në mes të Shqipërisë.2

Në Elbasan ndihem si në shtëpinë time, si në Leskovac. Marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve ne nuk i shikojmë nga aspekti politik. Ne na bashkon natyra dhe nuk ka asnjë dallim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve apo malazezëve. Kjo na shërben për t’i bashkuar popujt”, shprehet ajo, e cila ka eksploruar së fundmi natyrën e bukur të zonës së Funarit, njësi administrative e Bashkisë Elbasan. Në fund ajo thotë: “Me dëshirë të madhe do të kthehem sërish këtu. Më pëlqen se njerëzit janë me një zemër të nxehtë dhe kultura e shqiptarëve më pëlqen më së shumti.”1

Bashkë me Dushica Stamenkonviç ishin dhe disa vajza e zonja, pjesë të ekipeve serbe të alpinizmit, që morën pjesë së bashku me 280 alpinistë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Presheva, në aktivitetin ndërkombëtar të turizmit malor, i cili u mbajt në Elbasan në datat 5-6 nëntor.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>