Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Alpinisti refuzon ftesën e Ramës për në samitin e diasporës: Neveri për këtë qasje të padrejtë ndaj shqiptarëve

Nga Media 0

Alpinisti shqiptar Flori Haçkaj ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në samitin e diasporës.

Ai sqaron se duhet ta bojkotojë mbledbjen e dytë të shqiptarëve të diasporës, duke u shprehur se ndjen neveri për këtë qasje kaq të padrejtë ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe diasporës në veçanti.

Reagimi i Flori Haçkajt:

Pas samitit të parë të diasporës, i cili ishte “shumë i suksesshëm” në biznesin dhe lidhjet e gjeneruara midis shqiptarëve nëpër botë…lideri suprem, vendos të mbajë samitin e dytë.

Me një shqipe të kulluar dhe një ftesë pa datë, i madhi na fton në “kuvendin e madh të Lezhës të 2019”. Shpresoj që autografët e tij në librin “Kurban” si dhe ndonjë pikturë e të madhit të jenë pjese thlebësore e samitit.

Përtej shakave, falenderoj Ambasadën Shqiptare në Bernë që më ftoi, por për shkak te keqqeverisjes me duhet të bojkotoj këtë mbledhje të dytë.

Nuk pranoj të bëhem pjesë e fasadës së qeverisë, qe dëshiron ta shesë këtë takim si një përjekje të saj në bashkimin e shqiptarëve si dhe ta përdorë këtë takim për të gjeneruar fonde pa fund, në përgatitjen e samitit, ku dihet që përfituesit do jenë disa njerëz të afërt të qeverisë me reklamat, biletat e transportin në përgjithësi, printimet, kateringun etj, si dhe entiteti privat që përfitoi të dhënat e të gjithë pjesëmarrësve të samitit të parë dhe i përdori ato për interes personal, ndërkohë që samiti ishte i thirrur nga qeveria dhe pjesëmarrësit morën pjesë me kostot e tyre.

Neveri për këtë qasje kaq të padrejtë ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe diasporës në veçanti.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej