Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Alla frënga, apo alla-Keli?!

Nga 27-shi 0

Nga Iva Tiço

Unë nuk u rezistoj dot kërpudhave. Kur i gjej në ndonjë menu restoranti, i porosis, edhe nëse nuk shkojnë fare me pjesën tjetër të ushqimeve. Dhe nëse ndodh ta njoh kuzhinierin, e pyes gjithmonë se si i ka bërë. Kështu kam mësuar kërpudhat e Tanit të “Estia”-s, ato të mbushurat me krem sipër (duhet të presim vjeshtën për t’i postuar), më kanë mbetur peng të Klodit të “Artisti”-t, që nuk pranon ta ndajë sekretin, kam mësuar vetë ato  të bëra në tavë dheu, me champignon, si në Barcelonë (ngaqë janë më të thjeshtat) dhe sa herë dua të bëj diçka të shpejtë në darkë, më thjeshtë sesa veza e skuqur, janë gjithmonë kërpudhat me gjalpë, fiks si në filmin “Juli and Julia”, ato që i quaj “alla-frënga”.

Po kaq e thjeshtë është dhe receta e Kelit, kërpudha me salçiçe pulieze. Jo aq sa veza sy, por le të themi sa omleta e mbushur. Në darkën e Vitit të Ri që shkoi e provova për herë të parë, me champignon, siç ma tha ai. Hera herës i bëj dhe ndonjë ndryshim vetë, si miksi i kërpudhave kësaj radhe. Keli i përdor si antipastë (njëherë na ka nxjerrë ca brinjë gici si antipasta, i ka ca të çuditshme shijet!), por mund të përdoret dhe si pjatë kryesore. Kryesisht për dimër, por dhe darkat e freskëta të verës kalohen mirë me kërpudhat alla-Keli.

Për recetën e plotë kliko në linkun e mëposhtëm:

http://rozmarina.al/alla-frenga-apo-alla-keli/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej