Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Alibeaj: Rama ka verbuar edhe ndërkombëtarët

Nga Klodiana 0

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se kryeministri Edi Rama ka verbuar edhe ndërkombëtarët.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, sa i përket partisë së re të formuar nga Rudina Hajdari, Alibeaj tha se krijimi i të tilla partive politike janë brenda logjikës demokratike.

“Po është e vërtetë. Të qenit në opozitë është një pozicion i vështirë, pasi i duhet të bëjë një sërë sfidash për të treguar të vërtetën. Kryeministri ka verbuar edhe ndërkombëtarët. Rama ka investuar në media dhe jo vetëm, por edhe tek ndërkombëtarët për të krijuar një fasadë, e cila nuk është e vërtetë. Raporti i DASH ishte pasqyra më e saktë e asaj që ndodh në Shqipëri.  Më mirë vonë se kurrë, ndërsa opozita do ta çojë këtë deri në fund. Ne do t’i bëjmë thirrje shqiptarëve që me çdo mjet demokratik të pamundësojmë mbajtjen e zgjedhjeve farse. Ne do t’u kërkojmë që të marrin fatin e tyre në dorë. Zgjedhjet askush nuk mund t’ua vjedhë. Në parim mund të them: shumë mirë që pas viteve ‘90 u arrit mundësia që kush do mendon se mund të formojë parti mund të garojë. Në planin politik, emrat që ju sapo thatë deri dje ishin njerëz të zgjedhur prej demokratëve. Para se të jesh politikan duhet të jesh i moralshëm. Iu ke thënë njerëzve se do jesh përfaqësues i juaj, por morali i përfaqësimit politik mundon në këtë rast”,-theksoi ai.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej