Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Aleppo, evakuimi po vazhdon me ritme të shpejta

Nga Klodiana 0

Evakuimi i civilëve në Aleppo po vazhdon me ritme të shpejta dhe pa incidente, pasi armëpushimi është respektuar edhe gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Më shumë se 3 mijë njerëz, përfshirë fëmijë dhe 40 të plagosur, u larguan në ditën e parë të evakuimit nga pjesa lindore e qytetit të dytë më të madh sirian, por sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara më shumë se 50 mijë civilë vijojnë të mbeten të bllokuar.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverine e Damaskut.

Ajo që regjimi i Assad po kryen nuk është asgjë më pak sesa një masakër. Dhe ne kemi qenë dëshmitarë të kësaj. Ato nuk kanë qenë incidente lufte , por sinqerisht të qëllimshme. Një politikë cinike për të terrorizuar cilvilët”, deklaroi John Kerry.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump përsëriti se ai do të krijojë zona të sigurta në Siri të cilat do të financohen pjesërisht nga shtetet arabe.

Ndërsa  kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi situatën në Aleppo si shumë të trishtë dhe tha se i vjen keq sesi diplomacia europiane dështoi kështu.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej