Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Aleancë mes trajnerëve, Ancelotti përkrah Mourinhon

Nga Klodiana 0

Përballë të gjithë atyre kritikave për reagimin polemizues dhe sfidën e hapur ndaj tifozëve të Juventusit, Jose Mourinho mori një mbështetje për fundin kontrovers të sfidës së Torinos, ku Manchester United mundi kampionët e Italisë.

Carlo Ancelotti doli në mbrojtje të kolegut të tij portugez, duke e cilësuar një reagim të logjikshëm në fundin e një ndeshjeje me ofendime pafund ndaj “Special One”.

“Më falni, nuk e dëgjova”, tha me shaka trajneri i Napolit, duke përsëritur gjestin e Mourinhos në “Allianz Stadium”, ndërsa më pas shpjegoi edhe pse ishte në krah të luzitanit.

“Përtej shakave, duhet të them që veprimi i Mourinhos ishte krejtësisht i justifikueshëm, pasi nuk bëri asgjë vulgare apo ofensive ndaj tifozëve. Ai u ofendua në mënyrë të përsëritur. Në stadiume duhet të përkrahësh skuadrën tënde dhe jo të fyesh kundërshtarin”, tha Ancelotti.

Objektivi i teknikut dhe i skuadrës së tij, Napoli, do të jetë suksesi të shtunën kundër Genoas, për t’i dhënë vazhdimësinë një momenti të rëndësishëm në sezon.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej