Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Aleanca e qelbësirave është në qeveri, or ti shoq!

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla

Gazetat e qeverisë, portalet e qeverisë, gazetarët e qeverisë, analistët e qeverisë, propaganda e qeverisë ka ndërruar marshin dhe po hedh në treg një tezë të re; futja e PDIU-së në koalicionin opozitar përçan opozitën. Prandaj, ka nisur puna ethshëm që të shpalosë idetë Nard Ndoka, Dash’ Shehi deri tek organizata terroriste “OMONIA”.

Tani, nëse për një moment e besojmë atë ç’ka thotë dhe shkruan qeveria, ta marrim për të vërtetë; pyetjet që mbeten për t’u bërë janë: Përse shqetësohet kaq shumë qeveria për përçarjen e opozitës? A nuk është në interesin e qeverisë që opozita të përçahet? A nuk i bëhet asaj puna më e lehtë me një opozitë të bërë copa?

Natyrisht këto pyetje e hedhin në erë gjithë furinë e sulmeve, sepse rrëfejnë qartë frikën që i ka ngjallur vetmia udhëheqësit tonë gjatovinë.

Tani, ai nuk po lë gurë pa lëvizur që të paktën të marrë Dulen që edhe andej nga thotë ai nuk shkon dot, se ia ka zënë vendin partia MEGA. Megjithatë, qeveria i është futur punës që të kapë kë të gjejë në rrugë. Aq keq është katandisur sa po mbledh dhe karavidhet e nostalgjikëve të Enver Hoxhës. I lë të dalin me portretet e diktatorit në Pezë dhe Erion Veliaj u thotë që jemi në anën e duhur të historisë.

Në kë anë o lali Eri? Në anën e tollonit?

Tërmeti ia merr këngës me Golikun që nuk e mbushi dot barkun me bukë as në atë kohë, as në këtë të sotmen. Tërmeti, madje thotë se për shokun Enver le të më heqin, pasi e di që shporta e tij e mbushur me buburreca nostalgjikësh është më e shtrenjtë se kurrë për shefin që është atje në qeveri tek pullë.

Kaq rëndë është gjendja sa edhe Mero Baze (i cili mund të ketë gjithë të zezat e kësaj bote, por komunist nuk ka qenë kurrë) po i mban ison Tërmetit. Dhe refreni i këngës së Meros është: “Kërcen prifti nga belaja…”. Shkon i gjori dhe boton në faqe të parë analiza anonimësh për “aleanca qelbësirash” në opozitë. Po pse çamë janë Fatmir Xhafaj me gjithë vëllazëri, Dhimitër Bushati, Arben Ahmetaj apo Damian Gjiknuri që do na i bëjnë dhe rrugicat e lagjes me lekë. Po pse çamë janë qelbësirat që ka për deputetë Edi Rama që i dalin përgjimet me banditë e kriminelë të sojit e sorrollopit?

Edhe ata që e shkruajnë e dinë, por tani është koha për të shpifur, sepse si thotë dhe dora vetë Endri Fuga, dirigjenti i rrenës qeveritare: “Shpif, shpif, se diçka do mbetet!”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej