Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Albin Kurti, i kam dy fjalë për ty!

Nga 27.al 0

1. Hashim Thaçi e ka shkatërru këtë vend, e më mirë se shumë aktivistë e pjesëtarë të “Vetvendosjes”, e di unë.

Më 1 mars më bëhen 15 vjet që merrem me gazetari, e kam provu në lëkurën time me më kërcënu, me më hy në banesë, me më dërgu në gjykata njerëzit e Hashimit…

2. Anëtarë të familjes kanë ikë prej Kosovës shkaku i paperspektivë, të tjerë jetojnë me 200 euro në muaj.

3. Burri im, Andin Lokaj, gazetari njësh i sportit, ka 1 vjet është papunë. Unë s’e kam ngre telefonin t’i kërkoj favor askujt. Nuk e kam punësuar askë në RTK. Jetoj veç me të ardhurat e punës që bëjë. Nuk kam biznes, e as nuk jam aksionare në ndonjë kompani. As këshilltare nuk punoj. 
E bëjë punën time në gazetari, sepse e dua këtë vend, por jo pse s’mund ta gjejë ndonjë punë tjetër më të rehatshme.

4. Kam përjetu kërcënime e poshtërsira të mëdha, porse s’i kam ba të mëdha. Ditë më parë nana ime është kërcënu në mes të Gjakovës për të dytën herë ekstremistët fetar, por s’e kam bërë publike në media.

5. Se kam besu që Kosovës mund t’i bëjë dëm dikush më shumë se: hajnia, korrupsioni e krimi.

6. Je marrë prej muajsh me dy akuza “Zajednicën” dhe “Demarkacionin” , por jo me zorin e qytetarëve.

7. Deklararta e mbrëmshme e jotja se “Kosovarët nuk e dojnë Amerikën e amerikanët”, është naivitet politik dhe dëm më i madh se të gjitha ato që i përmenda sipër. Nuk mund ta duash Kosovën veç duke mos e vjedhë. Kjo çfarë dëgjova nga gojat jote, as prej Shefqet Krasniqit se kisha pritë.

8. Albin Kurti, unë sot jam bindë se ti me veprimet tua më shumë se askush tjetër je duke e forcu Hashim Thaçin.

9. Je tu i shti qytetarët e Kosovës me zgjedh mes një të korruptuari dhe anti amerikani!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej