Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Albana Vokshi: AKEP-i të tërhiqet, se po shkel Kushtetutën

Nga 27.al 0

Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja Albana Vokshi i ka dërguar një letër AKEP-it, ku përveç se i kërkon të pezullojë urdhërin për regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe publikimin e nipt-it, por i kujton insitucionit në fjalë se ka lëshuar një urdhër antikushtetues.

Deklarata e Albana Vokshit:
Urdhëri i AKEP-it, antikushtetues dhe antiligjor

Urdhri i datës 15 tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:
– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;
– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Si kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor.

Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej