Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Akuzat e Kokës, Dako: Nuk merrem me fjalë, përgjigjen do ta merrni më 18 qershor

Nga Skenderi 0

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako  ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij nga minstri i Mjedisit Lefter Koka.

Në përgjigje të këtyre akuzave Dako tha që”... Unë nuk merrem me llafe dhe deklarata, por merrem me punët dhe problemet e qytetit. Janë qytetarët që vlerësojnë punën dhe kontributin e gjithsecilit dhe që do të japin përgjigjen më të mirë në qershor”.

Gjatë inaugurimit të zyrës së Gjendjes Civile në Kënetë të Durrësit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Dako tha që”… Pavarësisht deklaratave qytetarët dinë të bëjnë diferencën dhe në fund të fundit ata duan pune dhe shërbime nga ne drejtuesve që na kanë besuar drejtimin e qytetit. Ne do ta vazhdojmë punën deri në momentin që qytetarët do të duan te jem unë në krye të bashkisë“.

Po ashtu edhe Ministri Tahiri në mënyrë indirekte u është përgjigjur akuzave të ditëve të fundit ndaj policisë së shtetit, ku tha që  “Unë e kuptoj që politika del nga televizori me lloj-lloj historish, por ajo që ka rëndësi në fund të ditës për qytetarët, ajo që ka rëndësi në fund të ditës për ju është puna“.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej