Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Akuzat e Bashës, Rama: Gënjeshtra, shembull fantastik i politikës si tallje me njerëzit

Nga Skenderi 0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Kryetarit të Partisë Demokratike. i cili përmes një videoje të postur në faqen e tij zyrtare ne Facebook akuzonte Ramën se në 2017 do të harxhonte  10 milionë euroro për lluksin e tij.

Në një postim në faqen e tij zyrtare ne Facebook Rama teksa poston videon e hedhur nga Basha, e cilëson këtë të fundit si gjënshtar, dhe një shemull fantastik i politikës si tallje me njerëzit.

“Kur gënjeshtra i ka këmbët e gjata dhe fytyrën mbuluar me maskën tallëse të pafytyrësisë, shumëkush e ngatërron gabimisht me politikën; në fakt është vetëm pengmarrja e politikës për qëllimin më të ulët, synimin e pushtetit duke helmuar e çoroditur sa më shumë njerëz, në një përpjekje të harbuar për të asgjësuar shpresën përmes asgjësimit të të vërtetave, shkatërrimit të provave, zhdukjes së fakteve!

Ja një shembull fantastik i politikës si tallje me njerëzit, si shprehje ekstreme e vulgaritetit, si lojë e pacipë gënjeshtrash në mungesë të një vizioni, programi, lidershipi e skuadre, që duhet t’u ofronte shqiptarëve alternativën e opozitës për ta bërë më të mirë atdheun e përbashkët” shkuran Rama.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej