Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Akuza për korrupsion, arrestohet drejtori i Hipotekës Shkodër

Nga Klodiana 0

Arrestohet drejtori i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka. Burime për “BalkanWeb” mësojnë se ndalimi nga policia është bërë pas një urdhri të prokurorisë, ndërsa Leka akuzohet për korrupsion. Burime nga organi i akuzës thanë për gazetarin Senad Nikshiqi se Leka u arrestua teksa ndodhej në punë, në zyrat e Hipotekës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e dërguar atë në komisariat.

Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, policia dhe prokuroria e arrestojnë. Bashkë me të sipas burimeve është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e Hipotekës së Shkodrës.

Vetëm pak ditë më parë prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në Hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj, ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj. Para këtyre arrestimeve në Hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej