Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

AKU, valë gjobash në tregjet e Tiranës

Nga Skenderi 0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur një seri masash ndëshkimore, nga gjobat deri në paralajmërimet për bllokim aktiviteti. AKU ka kryer këtë të martë inspektime në tre tregjet kryesore të Tiranës.

Sipas një njoftimi për shtyp, inspektorët e AKU-së kanë vëzhguar nga afër gjendjen në tregun e zonës së Kombinatit, tregun në hyrje të ish-uzinës “Dinamo” dhe në tregun agro-ushqimor në rrugën Tiranë-Durrës.

Inspektorët kanë konstatuar se, shumica e subjekteve tregtonin produkte, kryesisht djathë, gjalpë, gjizë, por edhe mish e peshk, duke mos plotësuar kushtet higjeno-sanitare.

Për rrjedhojë janë vendosur masa ndëshkimore për 10 subjekte, të cilat variojnë nga gjoba deri në 300 mijë lekë deri tek paralajmërimet për mbyllje të aktivitetit.

djathe djathe-gjize peshk-1

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej