Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

AKU bllokon salsiçe me Salmonele në një restorant në Tiranë

Nga Rexhina Biba 0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi me salsiçe, të cilat kishin prezencë Salmonele.

Sipas njoftimit të AKU “salsiçet janë bllokuar në një restorantë në Tiranë, i cili i prodhonte vet ato. Informacioni është marrë nga sistemi i kontrollit që përcaktohet në ligjin për sigurinë ushqimore, se kishte prezenc Salmonele. Menjëherë inspektorët e AKU-ës kanë shkuar pranë restorantit dhe kanë marrë mostrat përkatëse. Nga analizat e kryera në labëratorët e ISUV, është konfirmuar se salsiçet që subjekti i prodhonte vet dhe i tregtonte në restorantin e tij, kishin prezenc Salomenele.

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bërë menjëherë bllokimin e rapartit të përpunimit të mishin për këtë subjekt.

Është asgjësuar produkti që rezultoi me prezencë të Salmonelës SPP

Gjithashtu për shkak të nxjerrjes në treg të ushqimit të pasigurt, u mor masa gjobë 300.000 lekë ndaj këtij subjekti.”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjitha restorantet dhe subjektet e tjera, në mënyrë që të garantohet siguria ushqimore për konsumatorët.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej