Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Aktorët në mjerim, politikanët vila, shih o Zot… A përmbyset kjo hajdutëri? (Film)

Nga Media 0

Nga Bujar Asqeriu

Një artist më i mirë i joni merr pagën më të vogël se një nëpunës i rëndomtë i ministrisë së Kulturës. Jo më kot, kolegët tanë të nderuar ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ata, askush nuk e çau trapin për ta. Ata ikën me pengje në shpirt. Bujar Lako jetonte në një dhomë dhe në një kuzhinë, ndërsa politikanët tanë kanë vila 5 apo 10 milionë euro, kjo është drama jonë e madhe, prandaj nuk ka lekë për teatrin dhe ne duan të na fusin në vrimën e miut. Prandaj, ndonjëherë them përse të flas? A përmbyset kjo hajdutëri? Nuk kam fuqi unë dhe as ju ta përmbysim. Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën e këtij vendi, unë ia lë atij. E kuptoj që ata do të tallen me ne, e kuptoj që do na përqeshin, do nxjerrin gjuhën kur të kalojmë ne…

DËGJOJE DHE SHPËRNDAJE!Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk u kujdes për ta, askush nuk u kujtua për ta, askush nuk e çau trapin për ta. Bujar Lako jetonte në një dhomë 50 metra katror, kurse qeveritarët tanë kanë vila nga 5 milionë dhe 10 milionë euro.Bujar Asqeriu

Posted by Nisma #Thurje on Monday, February 12, 2018

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej