Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Aktivistja e “Lëvizjes për Universitetin” i hedh salcë në kokë ministres Nikolla (video)

Nga Rexhina Biba 0

Një aktiviste e Lëvizjes për Universitetin i ka hedhur salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Zonja Nikolla ishte e ulur në radhën e parë gjatë Samitit të Studentëve të FRESSH.

Në videon e publikuar nga Lëvizja në faqen e vet në Facebook, shihet momenti kur një vajzë ecën qetësisht dhe i afrohet ministres dhe më pas i hedhën bojën në flokë.

Lëvizja njofton në faqen e vet në Facebook se vajza është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë.

Njoftimi i Lëvizjes pë Universitetin: Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen.

Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon! Për Universitetin, Për Shoqërinë!.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>