Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Aksion në Dibër për arrestimin e Admir Muratajt

Nga Klodiana 0

Operacioni për kapjen e autorëve të bandës së grabitjeve të ndodhura në Qafën e Kasharit, është zhvendosur në zonën e Dibrës.

Policia e Shtetit njoftoi se forcat RENEA, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat e posaçme operacionale të policisë së Dibrës, janë duke kontrolluar imtësisht në pyll dhe zona të braktisura në Zall-Dardhë, Can, Tartaj dhe Lashkiz.

Këto kontrolle u ndërmorën pas informacioneve të grumbulluara se në këtë zonë mund të fshihet Admir Murataj, emri i të cilit ka dalë pas arrestimit të katër personave një ditë më parë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, autor i disa grabitjeve të shumave të mëdha të parave.

Policia thotë se operacioni i koduar “Patriot” vazhdon.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>